Snajperi, shtëpia dhe Ardian Çapja

I shpëtoi atentatit me snajper ushtarak, Ardian Çapja lë spitalin e Traumës dhe kthehet në shtëpi

11 Qershor 2020, 13:21| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 13:38

  • Share

TIRANE-55-vjeçari Ardian Çapja që u qëllua me snajper ushtarak mëngjesin e së hënës pranë banesës së tij pas tre ditësh ka dalë nga spitali i Traumës. Mbrëmjen e djeshme ai la spitalin për të vijuar trajtimin në shtëpi, pasi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Çapja mori një plumb në krahun e majtë, pranë zemrës, por arriti që të shpëtonte. Ky ishte atentati i tretë që iu bë Çapjes. Njeriu kryesor i familjes u qëllua me një snajper ushtarak nga Kodra e Krastës, që ndodhet përballë shtëpisë së tij.

Atentati ishte i mirëorganizuar deri në detaje, por në fund, fati ishte me Çapjen që i shpëtoi me milimetra vdekjes. Autori e kishte studiuar prej kohësh dhe mëngjesin e së hënës, sapo 55-vjeçari doli nga shtëpia, vendosi ta qëllonte duke e plagosur. Fillimisht familja e mohoi atentatin duke pretenduar se u rrëzua në shtëpi duke punuar.

Por plaga e plumbit në shpatull dhe fakti që vetëm 6 minuta pasi Çapja u paraqit në spital u dogj një makinë në Fushë Mbret, ku u plagos edhe një zjarrfikës, rrëzuan versionin e familjes. Brenda makinës që dogjën autorët ishte edhe snajperi që u qëllua Çapja, por ende nuk ka asnjë gjurmë të atij që e shkrepi. Policia shoqëroi mbi 20 persona pas ngjarjes, por asnjë të arrestuar. Dyshimet lidhen me përplasjet e vjetra të kësaj familje.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Komando rrugash: 12/06/2020 12:33

    Edhe Vid Shegen ja dasht me e gjujt nja dy here

    Përgjigju
  • Shkodra: 11/06/2020 17:04

    E ma shasho nuk dite me ja fut kres kot e fale ket radh

    Përgjigju
    • sh01: 12/06/2020 12:40

      Plumi i madh ne kraharor zakonisht te mbyte sepse plaga bahet sa me fut grushtin. Ne koke asht ma shtir. E provojne prape mos u merzit

    • O shkodra: 11/06/2020 18:38

      Un e dija qe Bajrajt me Capajt kishin bashkpunime ??

  • Populli: 11/06/2020 14:06

    Ai qe kalon shume hunj ndonje dite tjeter nje hu do ti ngulet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?