I shpëtoi atentatit në Berat, flet Altin Halili: Persona të maskuar më zunë pritë, dyshoj hakmarrje për vrasjen që bëra në 1997! Merren në pyetje 3 pjesëtarë të familjes Kaloshi

27 Gusht, 10:15| Përditesimi: 27 Gusht, 15:15

  • Share

 Berat- Policia ka marrë në pyetje Altin Halilin, 46 vjeçari i cili pasditen e djeshme i shpëtoi mrekullisht një atentati të organizuar ndaj tij në fshatin Dushnik në Berat.

“Dyshoj hakmarrje për vrasjen që bëra në 1997, s'kam konflikt tjetër” mësohet të ketë thënë ai para grupit hetimor.

Pasditen e 26 gushtit 2024 Altin Halili ka qenë duke lëvizur me mjet pranë një shkolle private ku kishte shkuar për të takuar një mik, kur 3 persona me “Hunday Tuscon’  i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar drejt tij me breshëri plumbash kallashnikovi.

“Pashë që më kishte zënë pritë një makinë dhe brenda ishin njerëz të maskuar “ ka deklaruar ai. Në këtë moment ka thënë se ka shtuar shpejtësinë por është gjendur para breshërisë së plumbave të autmatikut

Plumbat kanë prekur vetëm makinën e 46-vjeçarit,duke bërë "shoshë" xhamin e pasëm dhe sediljen e pasme të mjetit.

Vetë ai është ulur poshtë sediljes dhe është ngritur pasi ka dëgjuar makinën e autorove të largohej. Sipas Halilit, atentatorët janë larguar duke menduar se e kishin vrarë. Sipas Policisë,atentatorët e kanë qënë qëlluar në ecje me automatik Skorpion

Dyshohet hakmarrja për vrasjen e 1997
46-vjeçari rezulton se ishte me precedentë të mëparshëm penalë. Në 1997 Halili kishte vrarë Sokol Kaloshin, krim për të cilën ishte dënuar dhe në 2010 pasi kishte doli nga burgu ishte larguar drejt Italisë,  e prej atëherë, për 14 vite nuk ishte kthyer më në Shqipëri.

Altin Halili ka dëshmuar në Policinë e Beratit, se veç vrasjes së Sokol Kaloshit për të cilin ka kryer dënim me burg, nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tjerë. Prandaj ka hedhur dyshimet se autorët janë nga fisi i Kaloshëve, të zonës së Gradishtës, pjesë e bashkisë Divjakë.

Policia ka marrë në pyetje deri në orët e para të mëngjesit 3 persona nga fisi i Kaloshëve. Bëhet fjalë për vëllain e të ndjerit Sokol Kaloshi dhe 2 nipërit e tij, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë.

Ora 14:56
I shpëtoi atentatit në Berat, Altin Halili drejton gishtin nga fisi Kaloshi! Në 1997 i vrau djalin, ata u hakmorën duke i vrarë të atin

Detaje të reja lidhur me atentatin të cilit i shpëtoi Altin Halili pasditen e djeshme në Berat.  46 vjeçari ka drejtuar gishtin tek fisi Kaloshi, për pritën që iu bë në fshatin Dushnik.

Në 1997 ai ka vrarë Sokol Kaloshin dhe për të cilin ai ka kryer dhe dënimin me 15 vite burg. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se menjëherë pas vrasjes së Sokolo Kaleshit, të afërm të viktimës kanë vrarë të atin e Altinit, Qemal Halili.

Ndërsa Altin Halili pas 2010 ka qën gjatë gjith kohës jashtë dhe nuk ishte kthyer më në Shqipëri. Mësohet se ishte kthyer në Shqipëri pasi kishte lidhje me një vajzë. Edhe me makinë Është kthyer pasi kishte një lidhje me një vajzë, ndërsa kryente lëvizje shumë të kufizuara.
 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/08/2024 02:22

    /PETRO/,/TURI/,sipas Kanunit te qelbur te L.Dukagjinit vrasja e 97' eshte shlyer me vrasjen e babait te vrasesit dhe vrasesi e beri denimin e plote qe i dhane edhe pse eshte absolutisht qesharak per vrasje! Atehere perse e vazhdojne kete hakmarrje idioteske?!

    Përgjigju
  • petro: 27/08/2024 21:31

    KUSH vret kot, do vritet po kot...nuk ta fal njeri gjakun,,,,je vrasesi ,,kanuni i lekes i ka sqaruar keto pune...mos u futsh ne keto ujera...

    Përgjigju
  • Turi: 27/08/2024 15:49

    Kush vret duhet ta dije mire se do te zhduket si familje prandaj ta mendoj mire para se te veproje keshtu qe mire ja kane ber legenit

    Përgjigju
  • Agjenti: 27/08/2024 12:01

    Sa shpejt e moren vesh qe kishte ardhur. Vazhdon pazari me TIMS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?