Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i Tiranës. Tekniku korçar ka konfirmuar për Report TV se ka ndërprerë bashkëpunimin me bardhblutë pas mbylljes së sezonit, ku arritën t'i shpëtojnë rënies vetëm me play off.
Edhe pse kishte kontratë deri në dhjetor Shkëmbi dhe klubi nuk do të vijojnë më sëbashku. Për Shkëmbin raportohet se ka oferta nga klube jashtë Shqipërie, e konkretisht Struga e Maqedonisë së Veriut.
Komento
Komente
