Sindisiwe Chikunga

'I shpuan gomat e makinës dhe i vunë armën në kokë', grabitet ministrja në Afrikën e Jugut

8 Nëntor 2023, 11:35| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 11:36

  • Share

Ministrja e Transporteve në Afrikën e Jugut ka rrëfyer së fundmi në një komision parlamentar momentet e vështira kur ajo u grabit nga disa persona të armatosur. Kjo ka ndodhur në një nga autostradat kryesore të vendit, pasi kishte ndaluar për të ndërruar një gomë e cila i ishte shpuar më herët.

Me lot në sy, Sindisiwe Chikunga tregoi përpara kolegëve se sulmuesit ishin disa dhe zbritën nga një makinë, për t’i vendosur pistoletën në kokë, teksa në rrugë kishte shumë makina.

Ata rrëmbyen nga makina disa laptopë, një telefon dhe armët e truprojave të saj, raporton BBC.

Afrika e Jugut është përballur prej kohësh me nivele të larta krimi, por është shumë e pazakontë që një ministër që udhëton me truproja të armatosur të grabitet.

Agresorët tentuan t'i merrnin edhe unazën që mbante në dorë ministres, por ajo u tha atyre se ajo ishte diçka shumë me vlerë për të që e kishte kujtim nga burri i ndjerë.

Menjëherë, pas kësaj ngjarje policia është ngritur në këmbë dhe është vënë në kërkim të autorëve.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?