Papa Françesku

Bota

I shtruar në spital prej 14 shkurtit, mjekët: Papa nuk është jashtë rrezikut për jetën

21 Shkurt, 20:47| Përditesimi: 21 Shkurt, 21:20

  • Share

Papa Françesku nuk është jashtë rrezikut për jetën. Kështu janë shprehur mjekët sot në një deklaratë për shtyp. Mjekët që po kujdesen për shëndetin e Atit të Shenjtë  theksuan se ai flet dhe lexon, por duhet të qëndrojë në spital për aq kohë sa të jetë e nevojshme për shkak të pneumonisë së dyfishtë nga e cila vuan.

Mjekët nënvizuan gjithashtu se Papa mund të qëndrojë në spital të të paktën edhe një javë.

Po ashtu ta shtuan se zemra e Papës është në gjendje të mirë dhe se ai duhet të kapërcejë infeksionin me të cilin është diagnostikuar.

“Ati i Shenjtë ka dashur gjithmonë që të thuhet e vërteta për shëndetin e tij. Papa Françesku nuk është jashtë rrezikut. Trajtimi kërkon ditë, nëse jo javë, për të sjellë rezultate. Në këtë moment, megjithatë, jeta e tij nuk është në rrezik. Pak më parë ai kaloi njëzet minuta duke u falur në kapelë, pranë dhomës së tij”, thanë mjekët në spitalin Gemelli në Romë.

“Mendja e tij është e një pesëdhjetë vjeçari, shumë e qartë. Ne i thamë menjëherë se do të qëndronte këtu në spital për aq kohë sa të ishte e nevojshme, para se të kthehej në Vatikan”, theksoi doktori Sergio Alfieri.

Papa Françesku u shtrua në spitalin “Gemelli” më 14 shkurt për shkak të përkeqësimit të bronkitit. Më vonë mjekët e diagnostikuan atë edhe me infeksion kompleks të rrugëve të frymëmarrjes dhe penemoni në të dyja mushkëritë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?