Kryepeshkopi Anastas Janullatos

Sociale

I shtruar në spital në Athinë prej 3 javësh, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje të qëndrueshme, me përmirësim të vogël

23 Janar, 13:11| Përditesimi: 23 Janar, 14:10

  • Share

Prej 3 javësh në gjendje kritike, mes lutjeve të besimtarëve dhe klerëve, kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, njoftoi se gjendja e kryepeshkopit Anastas, mbetet e qëndrueshme dhe së fundi më një përmirësim të vogël.

Në spitalin “Ungjillëzimi” në Athinë, ku kryepeshkopi i Shqipërisë qëndron i shtruar në intubim pas një operacioni kirurgjikal, shkoi për tu interesuar edhe Mitropoliti i Laodikesë, Theodhorit i cili bashkë me priftërinjtë që e shoqëruan kryen lutje për shëndetin e prelatit 95-vjeçar.

‘Hirësia e Tij i përcolli Episkopit të Krujës, z. Anastas, urimet e Patriarkut Ekumenik, si dhe urimet e tij personale. Hirësia e Tij, Episkopi i Krujës, e vuri në dijeni për gjendjen shëndetësore të Kryepiskopit, e cila mbetet e qëndrueshme, me një përmirësim të vogël. Më tej, ai shprehu falënderimet e tij të përzemërta për interesimin, lutjet dhe urimet e Patriarkut Ekumenik, duke i kërkuar atij që t’a falënderojë Patriarkun Ekumenik përzemërisht dhe me respekt për interesimin e treguar’, thuhet në njoftim.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

Gjatë kësaj kohe në spitalin ku ndodhet i shtruar, kanë shkuar për vizitë krerë të shtetit grek, por edhe drejtues të rëndësishëm të qeverisë dhe politikës shqiptare.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?