Papa Françesku

Bota

I shtruar në spital prej 7 ditësh, Vatikani: Ati i Shenjtë është i qetë, ka pak përmirësim

20 Shkurt, 13:01| Përditesimi: 20 Shkurt, 13:04

  • Share

Natë e qetë për Papën në spitalin Gemelli, më pas mëngjes në një kolltuk. Kështu njoftoi Selia e Shenjtë të enjten në mëngjes. 

“Papa Françesku vazhdon terapinë dhe aktivitetet e tij të punës”, thonë burime në Vatikan për Corriere della Sera. 

Papa, njofton një buletin nga zyra e shtypit të Selisë së Shenjtë, ka emëruar si peshkop të Saint-Dié (Francë), Reverend François Gourdon. 

Gjendja e Bergoglios, në ditën e shtatë të shtrimit në spitalin Gemelli, mbetet thuajse e njëjtë me një përmirësim të lehtë në analizat e gjakut. 

Në orët e vona të pasdites pritet një buletin i ri përditësues për kushtet e Papës. 

Pasditen e djeshme Papa priti në vizitë Giorgia Melonin kryeministren italiane, e cila tha se e pa atë vigjilent dhe reagues. 

Diagnoza ndaj Papa Françeskut tregoi se ai vuan nga pneumonia e dyfishtë në mushkëri, si pasojë e një infeksioni të disa baktereve. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, mendoni se Parlamenti i ri do të jetë më cilësor?