Kreu i PD-së Lulzim Basha

I tallën dhe bënë leckë, tani Lulzim Basha lëpin atë që kishte pështyrë, si e mundën ca 'anonimë'

10 Mars 2021, 11:19| Përditesimi: 10 Mars 2021, 11:27

  • Share

Të gjithë e mbajnë mend fushatën e egër të PD-së dhe mediave pranë saj, kundër atyre që pranuan të futeshin në Parlament dhe të merrnin mandatin e deputetit, pasi Lulzim Basha vendosi që deputetët demokratë të dorëzonin mandatet.

I tallën dhe bënë leckë, duke i cilësuar tradhtarë e të shitur tek Rama, por dhe injorantë e njerëz pa vlerë.

Por, Lulzim Basha tani ka lëpirë atë që pështyu dy vite më parë.

Ai ka futur në listat e kandidatëve, pikërisht tre prej këtyre “tradhtarëve”, Artur Roshi, Elda Hoti dhe Korab Lita.

“Të të quajnë tradhtar dhe të jesh tradhtar janë dy gjëra të ndryshme. Gjithsesi, kjo tezë ndryshon në kohë të ndryshme.

Referuar aktit në fjalë, pavarësisht se si duket, e parë në planin politik dhe strategjik të opozitës, akti i dorëzimit të mandateve rezultoi i gabuar.

Në konceptet e mia të të bërit politikë, në demokraci, vota është përballje, sfidë, konkurrencë, dhe jo bojkot. Në këtë këndvështrim, unë gjithmonë jam kundër bojkotit.

Sa i përket analizës nëse një veprim politik ishte i mirë apo i gabuar, mendoj që koha dhe vota është gjykatësi më i mirë.

Të ruash dhe të shprehësh parimet dhe bindjet e tua politike, institucionet janë vendi i duhur”, thotë Korab Lita, që do kandidojë në listat e PD-së.

Rikthimi i tij dhe dy kolegëve të tij sërish në listat e PD-së, është një fitore e madhe e tyre.

Koha tregoi se Lulzim Basha gaboi, dhe këtë e tregon më së miri fakti se ata që i përjashtoi pse hynë në Kuvend, tani i ka ofruar vetë, për t’i rikandiduar.

Tani do të ishte mirë t’iu kërkonte një ndjesë publike edhe demokratëve, që i la për dy vjet pa përfaqësim në Parlament, se në pushtetin vendor vazhdojnë të mos jenë të përfaqësuar./ Gazeta "Tema"

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?