Kronikë

I tërhiqte por nuk i shpërndante pensionet, arrestohet ish-punonjësi i postës në Gjirokastër

28 Gusht 2020, 09:27| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 11:18

  • Share

Një 48-vjeçar nga Gjirokastra, ish-punonjës i postës, është arrestuar nga policia për 'vjedhje duke shpërdoruar detyrën'.

Jorgo Dafa është arrestuar pas kërkesës së prokurorisë, e cila kishte vendosur arrest me burg më 05.10.2018.

Më konkretisht 48-vjeçari ka qënë punonjës i Postës, duke shpërdoruar pozicionin e punës ka tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm dhe nuk e ka kryer shpërndarjen e shumës së parave tek personat përkatës. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shifrën e 5 milionë lekëve të vjetra.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?