Ish-kryeministrja Sanna Marin

I tha ‘lamtumirë’ politikës, ish-kryeministrja e Finlandës tani ‘shfrenohet’ nëpër koncerte

18 Gusht 2023, 11:21| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 11:26

  • Share

‘Do të doja të kisha një jetë më të qetë’, tha Sanna Marin kur dha dorëheqjen si kryeministre e Finlandës disa muaj më parë. 

Pas divorcit edhe nga bashkëshorti, 37-vjeçarja duket se po shijon jetën e saj beqare, nëpër koncerte.

37-vjeçarja publikoi disa foto ku tregon se po argëtohet me miqtë e saj në Festivalin Flow, një festival muzikor treditor në Helsinki.

Ish-kryeministrja tashëm shihet se po shijon jetën e saj pa përgjegjësi dhe detyrime politike. Në fakt, siç tha ajo, ky është “pushimi i duhur veror” i saj i parë pas shumë kohësh.



‘Këtë verë bëra një pushim të rregullt veror për herë të parë pas pak kohësh’ shkroi Marin në Instagram javën e kaluar. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?