Politikë

Berisha i tha se doli te përgjimet e trafikantëve për vota, Majko-Spiropalit: Kërko informacion tek SHISH, gati të dorëzoj imunitetin! Replikon ish-kryeministri

7 Janar, 12:26| Përditesimi: 7 Janar, 21:12

  • Share

TIRANE-  Deputeti i PS-së Pandeli Majko i kërkon Kuvendit të sqarojë tek SHISH aludimet e kryetarit të PD-së Sali Berisha se ai kishte dalë gjatë përgjimeve të Shërbimit Informativ Sekret në lidhje me disa trafikantë, sipas të cilit Majko porositi kreun e OSHEE për një tender për shtylla, ku 800 mijë €, ku mijëra euro do shkonin për të blerë vota.

Reagimi vjen një ditë pasi Majko i quajti gënjeshtra akuzat për blerje të votave, nga Berisha, një njeri që siç theksoi ai vret të ardhmen dhe i vë flakën vendit. Në një takim në zyrën e Elisa Spiropalit, deputeti Majko, thotë se i kërkoi kryetares së Kuvendi që brenda protokolleve në fuqi, t’i kërkojë Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar në publik nga Sali Berisha

“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!…  I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!

Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!” shkruan Majko në përgjigje të akuzve të Berishës të cilat u artikuluan pasi deputeti la drejtimin politik në Kukës dhe u caktua të drejtojë një zonë në Tiranë për fushatën elektorale të garës së 11 majit.

Në replikë, ish-kryeministri Berisha i qëndron sërish akuzave të tij ndaj Majkos, ndërsa i thotë se kërkoi strehim politik tek Pëllumbesha Spirogjoka.

“Majko kërkoi strehim politik tek Pëllumbesha Spirogjoka. Bravo Pandi! Të dashur miq, denoncimi im dje, për të katërtën herë i dosjes e së krimit elektoral në Kukës, zgjoi më në fund Z. Majko. Theksoj dhe një herë se kjo dosje është e bazuar në regjistrimin ambiental, që implikon direkt Pandeli Majkon, Alban Çelën, Drejtorinë e OSSHE-së të Qarkut Kukës etj… në të cilën vërtetohet tenderi me shtylla centrifugale prej rreth 800 mijë euro dhe shpërndarja e tyre për fushatë elektorale në Qarkun Kukës dhe Qarkun Durrës. Sugjerim! Z. Majko mos pyet Pellumbeshën për virgjërinë tënde se ajo është shumë zenë në betej me Lubi Ballukun e Nesti Ramën, që i hëngrën kokën Lal Vjedhësit, por shko merr dosjen në arkivën e “SKAPIT të Partisë”, shkruan Berisha.

Dje, në të njëjtën ditë që u paraqit në zbatim të masës në SPAK, i pandehur për korrupsion për aferën “Partizani” dhe në pritje të gjykimit, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Majkon se ka dalë rastësisht në disa përgjime të SHISH të autorizuara me vendim gjykate ndaj disa trafikantëve të drogës dhe armëve.

Sipas Berishës në këtë bisedë të pretenduar, Majko i kërkon drejtorit të OSHEE në Kukës, të marrë një tender me faturë fiktive të fryrë dhe paratë e tepërta, të shpërndahen për të blerë vota. Ai shkoi edhe më tej duke akuzuar kreun e SHISH, Vlora Hyseni se i ka fshehur këto përgjime.

Akuzat erdhën pas lajmit se Majko, nuk do të ishte më drejtues qarku politik i PS-së në Kukës por do të drejtojë një nga zonat e Tiranës. Ndërsa në Kukës Rama caktoi Eduard Shalsin.

Postimi i Pandeli Majkot
 

Postimi i Sali Berishës

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tekniku: 07/01/2025 21:11

    Sa I lig je mor njeri

    Përgjigju
    • Sondazhi: 07/01/2025 21:34

      Jo me e ke gabim, Majko është i mirë, hajdut por i mirë.

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?