Edison Bajraktari një 13-vjeçar shqiptar i cili vuan nga hydrocephalus, që i shkakton autizëm dhe paralizë të këmbëve, rrezikon të deportohet nga Suedia në Shqipëri, ku nuk ka garanci për jetën e tij.
Historia e tij është bërë lajm në mediat vendase dhe ka tërhequr jo pak vëmendjen. Evri Bajraktari, 54 vjeçe, nëna e 13-vjeçarit mundohet t’i lehtësojë dhimbjen të birit, i ndërron pelenat dhe kur mundet e lëviz me karrocë. Ai është i dashur, nuk flet, por pëlqen të shikojë Tom dhe Jerry dhe të dëgjojnë këngë shqiptare në celular.
Familja e 13-vjeçarit, po kërkon ndihmë në Suedi, pasi në vendin tonë nuk i ishte ofruar kujdesi i duhur mjekësor. Por Këshilli i Migracionit suedez, ka lëshuar një urdhër dëbimi për familjen shqiptare.
Kur ishte 8 muajsh Edionit iu bë një ndërhyrje në kokë dhe mjekët në Shqipëri i thanë se do të jetonte deri në moshën 8-vjeçare. Media e njohur belge “Aftoblandet” shkruan se ka ditë kur Edion është i qetë dhe dëgjon muzikë, por ka dhe momente kur ai ka dhimbje dhe godet veten e tij derisa del gjak apo godet kokën.
Bordi i Emigracionit në Suedi mendon se djalit nuk i rrezikohet jeta nëse kthehet në Shqipëri ku dhe mund të vijojë mjekimi.
Në 2016-n ata u deportuan në Tiranë por në aeroport atyre iu desh të kërkonin ndihmë urgjente mjekësore për Edion, por kur mjekët e panë refuzuan ta merrnin përsipër. Kështu që familja u rikthye në Suedi.
Komente
