Kronikë

‘I thashë do paketojmë hashash’, Artan Tafani dëshmon si ekzekutuan kushëririn e Laert Haxhiut: Trupin ia lidhëm me gurë që të fundosej në rezervuar

4 Qershor, 15:09| Përditesimi: 4 Qershor, 18:45

  • Share

Firdman Xhaferaj

Vrasja e Fridman Xhaferajt, në 2 qershor 2023 në Korçë, është një nga krimet më rënda të kryera nga Laert Haxhiu dhe banda e tij me bazë veprimi në Lushnjë, Pogradec dhe Korçë. Fridmani, sapo kishte dalë nga burgu i Peqinit, teksa akuzohe për djegien e një makine në Lushnjë, porosi që ishte dhënë nga kushëriri i tij, Laert Haxhiu. Xhaferaj dhe Haxhiu, nuk ishin thjesht dy të njohur në Lushnjë, por ata janë kushërinj mes njëri-tjetrin.

Para vrasjes, Tafani ka dëshmuar se i tha Xhaferri se do paketonin hashash. Dhe më pas, trupin ia hodhën në një rezervuar, duke ia lidhur me gur që të fundosej.

Ligori mori në celular Laertin dhe i tha se Fridman Xhaferri ka folur në celular me dikë për punë malli. Neve, siç ishim tek hoteli, na tha Laerti: “Çohuni se do ikim Korçë ta vrasim.” Kur u nisëm për Korçë, unë, Laerti dhe Lulzimi, ky i fundit mori një pistoletë nga një garazh ku mbanin armë këta dhe një makinë me portobagazh. Ndaluam në Pogradec, ku takuam Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin, i morëm në makinë. Laerti kërkonte gjatë rrugës vend ku do hidhej trupi, edhe Bledari kishte chat email. Pamë një rezervuar. Rrugës bënin dhe shaka, Marigleni i thoshte Laertit: “O lala, ma le ta bëj unë, të mësoj dorën.” Për çdo gjë që ndodhte, Bledar Berberi e merrte vesh dhe e dinin që unë sapo kisha bërë vrasjen në Tepelenë. Unë isha i mpirë.

Në makinë, Laerti i tha: “Do e vrasim Fridmanin.” Marigleni dhe Bledari zbritën më pas nga makina. Ne vijuam për në Korçë. Në një rezervuar që shkuam, Laerti nuk e pëlqeu vendin, ja rekomanduan Bledar Berberi dhe Mariglen Topuzi. Në Korçë shkuam unë, Laerti dhe Lulzimi. Shkuam te shtëpia e Ligor Romaçkës. U nisëm për te rezervuari i Gjançit, na çoi Ligori si i zonës. Laertit i pëlqeu. Lulzimin e lamë aty, shkuam dhe morëm një litar e një gomë makine.

E morëm Fridmanin në makinë, po s’i thamë gjë ku do shkonim. I thamë: “Do paketojmë hashash.” Sa mbërritëm, Laerti i thotë Fridmanit: “Po qysh ishte ai muhabeti që ke thënë ‘do flas po s’më nxorët nga burgu’?” Ai tha: “Jo”, qante i shkreti. Lutej: “O Marius,” më thoshte, “thuaj të më falë.” Gjuajti njëherë Lulzimi me e kap në kokë. Ai luajti kokën. Pastaj Laerti i tha Lulzimit: “Vrite.” I gjuajti mbrapa kokës. Po ai lëvizte akoma, merrte frymë akoma. Pastaj i ramë me atë gomën. E lidhën me litar dhe e futën në rezervuar. E lidhën trupin edhe me gomë që ta fundoste në ujë. Njëherë e nxori në sipërfaqe, pastaj e lidhëm me gurë dhe e hodhën brenda.

Pjesën tjetër të lekëve e mbajti Laerti. Unë ika, rrija në Sarandë në behar. Kur doli në lajme që ishte gjetur trupi i Fridmanit në Gjanç, më mori Lulzimi, më tha: “Hajde pak në Tepelenë.” Nuk doja të ikja. Erdhi në Sarandë Lulzimi me Laertin. Gjatë kësaj kohe, Lulzimi u shpall në kërkim. Laerti iku në Greqi. Pas ca kohësh ika dhe unë. Kur takova Laertin, më përmendi që “do vrasim Rexhep Ginajn.

25-vjeçari, Fridman Xhaferraj, u ekzekutua në qytetin e Korçës, ndërkohë që trupi i tij u zbulua 12 ditë më vonë, në rezervuarin e Gjançit.


Lajmi kryesor:

‘I rrinin të gjithë pinc’, Tafani zbërthen në GJKKO krimet e bandës së Haxhiut: Si e vrau kushëririn dhe trupin ia hodhi në rezervuar


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?