Momenti kur Raikkonen i thyen këmbën mekanikut

Sport

I theu këmbën mekanikut, Raikkonen: Kërkoj falje, por s'ishte faji im

9 Prill 2018, 15:11| Përditesimi: 9 Prill 2018, 15:15

  • Share

Sebastian Vettel fitoi garën e Bahreinit në "Formula 1" dhe kryeson renditjen e përgjithshme, por episodi që tërhoqi vëmendjen më të madhe ishte kur Kimi Raikkonen shtypi këmbën e mekanikut të skuderisë së vet.

Ishin momente frike në bokset e Ferrarit, bllokimi i trapanos dhe një nxitim i mekanikut që i dha leje për t’u nisur, bëri që piloti finlandez t’i kalonte me gomë mbi këmbë, duke i thyer këmbën.

Raikkonen ndjen keqardhje për mekanikun dhe ka kërkuar falje, por sipas tij, semafori ishte jeshil dhe në ato moment mendon vetëm të nisesh për të fituar. Piloti i Ferrarit ishte i treti, por u tërhoq pasi ndodhi ky incident. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?