Ronaldo gjatë ndeshjes Everton-Manchester United

I theu telefonin tifozit 14-vjeçar, Ronaldo kërkon falje: Nuk është e lehtë të përballesh me emocionet

10 Prill 2022, 12:04| Përditesimi: 10 Prill 2022, 12:07

  • Share

Humbja kundër Everton, skuadrës së katërt nga fundi në Premier League, ka tërbuar Cristiano Ronaldon, i cili aktivizohet me Manchester United. Fituesi i pesë herë ‘Topit të Artë’ ka qenë tepër i dëshpëruar dhe në fund të ndeshjes, teksa i drejtohej dhomave të zhvjeshjes, kapi telefonin e një tifozi katërmbëdhjetë vjeçar dhe e përplasi në tokë.

Një veprim i dhunshëm për të cilin Ronaldo ka kërkuar falje në rrjetet sociale.

“Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur.

Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një ndeshje në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive,”- shkroi Ronaldo.

Veprimi i portugezit la të shtangur edhe të emën e tifozit, e cila deklaroi se ‘dhuna e përdorur dëmtoi djalin e saj në dorë’, ndërsa ‘shtoi se fëmija ishte i rënduar psikologjiksht’.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?