Një 35-vjeçar në Rrëshen të Mirditës është vënë në prangat e policisë pasi ka kërcënuar me armë një tjetër person me inicialet V. P. Shtetasi E. SH pas një konflikti të çastit i ka thyer xhamin e makinës shtetasit V. P, të cilit më pas i ka drejtuar edhe armën duke e kërcënuar me jetë.
Gjatë kësaj kohe policia është vënë në dijeni dhe ka arritur në vendngjarje përpara një situate fatale. Në këtë moment 35-vjeçari e ka vënë re ardhjen e policisë dhe është përpjekur të largohet, por uniformat blu kanë mundur ta arrestojnë.
Gjithashtu policia ka arritur të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale një armë top pistoletë. Tashmë 35-vjeçari në gjykatë do të përballet me akuzat "Kanosje", "Armëmbajtje pa leje" dhe "Shkatërrim prone”.