TEPELENË- Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pas një sherri me thika të ndodhur mes tyre.
Fillimisht Klajdi Dervishi, 22 vjeç, banues në Memaliaj, ka goditur me sende të forta Klevis Sakën dhe i ka thyer xhamin e parë të makinës.
Më pas 20 vjeç, po ashtu banues në Memaliaj, ka tentuar ta godasë me thikë duke e dëmtuar lehtë në trup 22-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Memaliaj
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- Klevis Saka, 20 vjeç, banues në Memaliaj, pasi me armë të ftohtë, thikë ka kanosur, goditur e dëmtuar lëhtë në trup shtetasin Klajdi Dervishi, si dhe ka prishur rendin e qetësinë publike.
- Klajdi Dervishi, 22 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin Klevis Saka, si dhe i ka thyer xhamin e parë të automjetit në pronësi të këtij shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 84, 90, 274, 279, 89 dhe 150 të Kodit Penal.
Komente
