Aktorja e njohur Olta Gixhari ka rrëfyer për herë të parë sesi lindi dashuria mes saj bashkëshortit, Dorit.
Në një intervistë me Arbana Osmani, Olta ka treguar se kur e ka takuar në fillim e ka pëlqyer shumë, por nuk e kishte menduar kurrë se ai mund ta donte pasi është shprehur se i thoshte shoqes së saj të ngushtë të lidhje me të.
“Ka qenë dashuri me shikim të parë por nga ana ime, kam menduar se ky kurrë nuk do më dojë mua. Ai ishte shumë i përmbajtur, ishte shumë serioz, nuk i lëshonte fjalët kot si puna ime. Thoja që ky nuk do më dojë kurrë mua, ky do një gocë si vetja vet që ishte shoqja ime e ngushtë që e kisha ngjitur dhe i thoja gjuaje se është një yll,” shprehet Olta.
Më pas ajo ka theksuar se dashuria mes tyre ka ardhur krejt spontanisht derisa mori edhe propozimin e shumëpritur në Romë për t’u bërë gruaja e tij.