TIRANE- Vladimir Gjuta, 40 vjeç, është arrestuar më datë 4 janar të këtij viti nga policia, pasi akuzohet se ka rrahur kushëririn e tij me çekiç më 19 dhjetor, duke i thyer dhëmbët dhe duke i lënë të dëmtuar njërin nga sytë.
Sipas një raporti të policisë, ndaj Gjutës kishte pasur edhe një kallëzim nga një qytetar, se më datë 2 janar 2020, "e ka goditur me sende te forta personin me inicialet J. H".
Blutë e Tiranës, thonë se Gjuta gjithashtu, dyshohet se është autori i ngjarjes së 19 dhjetorit 2019," të ndodhur në Rrugën e Elbasanit, pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku është goditur me sende të forta personin me inicialet S. Xh".
Policia e Tiranës thotë se materialet proceduriale në ngarkim të Vladimir Gjutës i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja”.
Gjuta është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi më parë ka qenë arrestuar si i akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri më 10 shkurt 2015, por që në përfundim të hetimeve u lirua, pasi akuzat nuk u provuan. Vladimir Gjuta kishte kërcënuar ish-ministrin me një mesazh në numrin e tij personal. “Lëre të qetë familjen Gjuta, ndryshe do të kesh pasoja”, shkruhej në mesazhin pas të cilit Tahiri u mor në mbrojtje nga forcat RENEA.
Ndërsa disa kohë më pas, Gjuta u arrestua për dhunë ndaj babait të tij, duke thyer edhe masën e "arrestit shtëpiak", por u lirua sepse familjarët nuk ngritën kallëzim penal. Në hetimet e kryera për këtë rast në vitin 2016, prokuroria e Tiranës kërkoi që ndaj Gjutës të kryhej mjekim i detyruar pasi rezulton - sipas organit të akuzës - që të jetë person i papërgjegjshëm.
Komente

Bajgë primitive! Eshte për te qare dhe për te qeshur. Për te qeshur sepse forma e rrahjes dhe madje te kusheririt me çekiç duke i thyer dhëmbët dhe demtuar njerin sy, pra me çekiç, tregon së bajga të tilla primitive mund të bejne hatane me mjete rrethanorë. Ju punon mendja qe në baze të mjetit rrethanor (qe në kete rast eshte çekiçi qe shkakton humor por dhe tragjedi ), krijojne dhe varjantin e torturës. Hahahahaha bajgë tragjikomike, neandertal i semure psiqik! Mbylleni në kafaz të shpetoje komuniteti!
PërgjigjuDerisa ka dale ne lajme, esht ber publike ca ka bo normal do komentojme per veprimet e ktij kafshe me fytyrë robi. Nuk jemi ne komunizem o sokol mizerja qe nuk komentohej gje. Derisa spo e cenojm nga jeta private se nuk na intereson ca bo por po komentojme lajmet qe jane publike. Apo as 2 klas shkoll nuk ke me kuptu e kte
Ke degjuar per lirine e fjales ti shoku sokol? A se harrova.... Beji te fala mamit tat, se nuk ja them dot ne sy.
Pse nuk ja thoni ne sy kte qe shkruani p'o qju duhet ju se qben ai
Ky eshte gangester rreh baben e vet ... yyt ordiner palaco..
PërgjigjuKomentimi i lajmeve jane punet tona. Po ty pse te djeg per ket karagjozin
A I mbajte qiriun ti kur e rrahu!!!shikoni punet tuja .
mos e nxirrni me nga burgu