Automjeti i Laert Pashës, ish-drejtorit të Kadastrës Sarandë është gjetur i shkatërruar mëngjesin e kësaj të mërkure. Gjatë natës i kanë thyer xhamin e pasëm, kanë çarë gomat dhe kanë lyer me sprajt mjetin tip fuoristradë “Mercedes-Benz ML” me targë AA823YS. Ende nuk janë identifikuar personat që kanë shkatërruar makinën e Pashës.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.4 ku ndodhej i parkuar mjeti. Laert Pasha, i cili mbante detyrën e specialistit të sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK, është i arrestuar që prej 10 majit pasi akuzohet për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Një video denoncuese e publikuar në media faktoi se Pasha ka kërkuar 4 mijë euro për hipotekimin e një hoteli, ndërsa materialet policia e Sarandës ja ka referuar SPAK.
Ky është rasti i dytë kur persona që ndodhen në burg u sulmohen pronat. Në 6 qershor u dogj zyra noteriale e noterit Aleko Anagnosti, i cili ndodhet në burg i akuzuar për “shpërdorim detyre” së bashku me ish-funksionarë të ASHK dhe Bashkisë.