Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Në orën 01:30 është hedhur nga kati i shtatë i një pallati, pedagogu i fakultetit të Shkencave të Natyrës Jakov Oga, 65-vjeç.
Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se 65-vjeçari aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi në momentin e rënies ka rënë mbi një çati banese.
Fillimisht policia dyshoi se kishin të bënin me ndonjë grabitje duke u nisur nga zhurma por më pas rezultoi e kundërta.
Policia është detyruar të thyejë xhamin e një fast-foodi për të bërë të mundur të futej në pjesën e pasme të pallatit për të shpëtuar 65-vjeçarin.
Sipas burimeve zyrtare, 65-vjeçari ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe ka tentuar të vetëflijohej si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.
Aktualisht ai po mbahet në spitalin e Elbasanit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po ndonje pule eshte vjedhur mbreme, se eshte i rendesishem si lajm.
Përgjigju