Kronikë

'I trajtoi pacientët tanë si mik', Organizata e Muxhahedinëve homazh special për Arjan Pushin

12 Gusht 2020, 18:41| Përditesimi: 12 Gusht 2020, 18:50

  • Share

Mjeku i parë që ndërroi jetë nga koronavirusi në vendin tonë, është Arjan Pushi, i cili u nda nga jeta në moshën 58 vjeçare.

Mjekë të nderuar si Arjan Pushi sakrifikuan jetën e tyre për të mjekuar personat e infektuar me Covid19. Personalitete të ndryshme kanë reaguar duke shprehur ngushëllimet për vdekjen e mjekut të njohur. Ditën e sotme ka reaguar edhe Organizata e Muxhahedinëve, e cila ka falenderuar Dr. Pushin për ndihmën mjekësore të pakushtëzuar që u ka dhënë muxhahedinëve në Shqipëri.

"Organizata e Muxhahedinëve të Iranit u shpreh ngushëllimet e veta për humbjen e Prof. Pushit njerëzve dhe komunitetit mjekësor të Shqipërisë.

Që prej ditës së parë të ardhjes së muxhahedinëve në Shqipëri, ai i trajtoi pacientët tanë, jo vetëm si mjek, por edhe si mik i qëndresës dhe vëlla i dashur dhe mëshirëplotë. Prof. Pushi shpëtoi jetë njerëzish dhe u dha shërbimin më të mirë pacientëve të tij", thuhet në njoftimin e tyre.

Nje stacion televiziv në Iran, i cili mbështet vendosjen e lirisë dhe demokracisë në vend, ka transmetuar një homazh special për Arjan Pushin.

Postimi i plotë:

Jam krenare për ty vëllai i motrës...

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?