Armet e sekuestruara

I ulur në lokal si 'boss' me euro dhe armë në çantë, arrestohet 29 vjeçari në Tropojë! Në shtëpi kishte 'fshehur' një kallash dhe drogë

22 Tetor 2020, 09:04| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 09:17

  • Share

Një i ri në Tropojë është arrestuar pasi lëvizte me armë dhe para me vete.

A. Q., 29 vjeç  banues në Babinë, Tropojë, është arrestuar në flagrancë në një lokal në qytetin e Barjam Currit, në kuadër të operacioni "Babina". Gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e dorës atij i gjetën një armë zjarri tip pistoletë, një karikator me 6 fishekë dhe 10180 euro.

Policia nuk e ka lënë me kaq por ka shkuar edhe në shtëpinë  etij për të kryer kontrolle dhe  aty i gjetën edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov me 28 fishekë, ndërsa në afërsi të banesës u gjet një sasi prej 2.9 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa.

"Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Babinë, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri me vete, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Babina".

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., 29 vjeç, banues në Babinë, Tropojë. Në një lokal në qytetin e Barjam Currit, gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e dorës së shtetasit A. Q. shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri tip pistoletë, një karikator me 6 fishekë dhe 10180 euro.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Babinë, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov me 28 fishekë, ndërsa në afërsi të banesës u gjet një sasi prej 2.9 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicidoli: 22/10/2020 13:58

    Kena me mbrojt erzin nderin kanunin.Jena bash malcore

    Përgjigju
  • Tosi: 22/10/2020 13:54

    Shpellari i Dragobise, apo karaduzi i Bajram Currit ka dashte me bo te fortin.kalbu tani nja 8 vjet brenda o hunderr, mere dhe patllaken me vete,

    Përgjigju
  • Malok: 22/10/2020 11:13

    Or taj pse merresh me ne Ne duem vetm pjeshka ndaj mburremi neper lokale Merru me politikant Hajd ngjat jeta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?