Kim Kardashian për

'I urrej duart e mia', Kim flet rreth ndërhyrjeve estetike që ka bërë dhe për papërsosmëritë

7 Korrik 2022, 22:37| Përditesimi: 7 Korrik 2022, 22:51

  • Share

Për revistën  "Allure" dhe me një pamje mjaft tërheqëse, Kim Kardashian ka bërë një seri fotografish ku ka folur dhe rreth pranimit të papërsosmërive të saj. Ajo tha se edhe pse ende ‘përpiqet’ të jetë perfekte është në paqe me veten.

Gjatë intervistës, Kim ka folur gjithashtu dhe rreth operacioneve plastike që ajo ka kryer apo është akuzuar se ka kryer gjatë viteve.

Ajo u tregua e sinqertë duke thënë se i ‘urren’ duart e saj dhe tha se ka bërë mbushje me botoks në zonën midis vetullave.

“ Nuk kam bërë asnjëherë zgjatime të qerpikëve. Nuk kam bërë kurrë asgjë. Nuk i kam mbushur kurrë faqet. Nuk i kam mbushur kurrë buzët. Më intereson vërtet të dukem mirë. Me siguri më intereson më shumë se 90 për qind e njerëzve në këtë planet. Nuk është e lehtë kur je nënë dhe je e rraskapitur në fund të ditës ose je në shkollë, dhe unë jam të gjitha më sipër”, ka thënë Kim.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?