Al Bano humb nënën, këngëtari i ëndrrave për liri anulon pjesëmarrjen si i ftuar në Festivalin 11-të në Bunk'Art

10 Dhjetor 2019, 19:11| Përditesimi: 10 Dhjetor 2019, 19:26

  • Share

TIRANË- Dëshirën dhe kënaqësinë për të marrë pjesë në një ngjarje të veçantë në Shqipërinë që ai e vlerëson shumë, e ndërpreu një fatkeqësi familjare.

Këngëtari italian Al Bano Carrisi nuk do të mund të na emocionojë në festivalin e 11-të që po zhvillohet në Bunk Art 1, sepse ditën e sotme ka humbur nënën në moshën 96-vjeçare.

Ajo që ai e quante “Zonja më e mirë në botë”, mbylli sytë përgjithmonë duke e lënë në një trishtim të madh te këngëtari, siç raportojnë edhe mediat italiane.

Lidhja e tyre ka qenë shumë e fortë, aq sa ishte e vështirë që gjatë intervistave, Jolanda, nëna e tij të mos përmendej të paktën një herë. "Ajo është një luaneshë, kushdo që lëndon fëmijën e saj nuk ka rrugëdalje", thoshte në një nga intervistat Carrisi.

Al Bano me nënën e tij, Jolanda

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ree: 10/12/2019 19:33

    Ngushellime zotit Kariza

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?