DURRËS- Një firme ndërtimi në Durrës, i njohur edhe si ish Italcementi, i është vendosur një eksploziv, i cili nuk ka arritur të shpërthejë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 03:00 të natës, ndërsa disa persona që ende nuk janë identifikuar janë futur në ambientet e firmës dhe kanë vendosur lëndën shpërthyese.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se kjo firmë është pronë e shtetasve gjermnë dhe se administrator është Mihail Lazarov, me origjinë nga Bullgaria, ndërsa firma ndodhej në lagjen nr.14 në Durrës.
Pas marrjes së informacionit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato xheniere të cilat kanë bërë të mundur çmontimin e lëndës shpërthyese.
Ende nuk bëhen me dije arsyet e kësaj ngjarje, por dyshohet se mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës ose një kërcënim për administratorin e firmës.