Fier/ I veshur me antiplumb, vrasësi i policit del në gjykatë! Mërnica nuk pendohet, lihet në 'arrest me burg'! Avokati e braktis

17 Maj, 13:51| Përditesimi: 17 Maj, 18:18

  • Share

FIER-  23-vjeçari, Azgan Mernica, që ekzekutoi me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia u paraqit sot në gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë.

I veshur me antiplumb dhe i shoqëruar nga dy furgona policie, Azgan Mërnica mbërriti rreth orës 13:45 në ambientet e gjykatës se Fierit dhe doli prej aty në 15:00. Shkak për vonesën u bë refuzimi i avokatëve për të mbrojtur vrasësin e policit.

Avokati i caktuar kryesisht nga shteti, Xhevair Morina, nuk u paraqit në seancë ndaj sekretaria ka thirur me autoporlant për avokatë të tjerë. Në përfundim gjykata arriti të gjente, Arvenola Dolen, avokaten e caktuar kryesisht për realizimin e seancës së masës së sigurisë “arrest në burg”. Mbi Azgan Mërnicën rëndon akuza 'Vrasjes së punonjësit të policisë së shtetit' parashikuar në nenin 79/b të Kodit Penal, dhe 'armëmbajtje pa leje parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Burimet thanë se 23-vjeçari nuk ka folur në seancën me dyer të mbyllura, vetem i është përgjigjur gjyqtares Dajana Ndrea “Po” kur ajo e ka pyetur për autorësinë e krimit.

Edhe më herët, kur është marrë në pyetje nga hetuesit, ai e ka pranuar krimin e rëndë pa shfaqur pendese. Sakaq, në ambientet e jashtme të gjykatës nuk kishte asnjë familjar të tij.

Vrasja ndodhi mesditën e 13 majit 2024 kur efektivi i “Shqiponjave”, veshur me uniforme, udhëtonte nga fshati i tij Baltëz drejt Fierit. Në rrugë ndeshi rastesisht, 23 vjecarin nga fshati Sulaj, i cili me nënën pasagjere lëvizte me shpejtësi. Efektivi i bëri me shenjë të ndalonte dhe pasi zbritën të dy nga makinat iu drejtua me fjalët “ku shkon me këtë shpejtësi!”. Me pretendimin se u ndje i frikësuar, Mërnica u tregoi hetuesve se e qëlloi policin Novruz Cenalia sapo ai kthye kurrizin për të hipur në makinë. Vrasësi gjakftohte e qëlloi policin me një plumb në kokë dhe për 48 orë u fsheh në fshatrat e Fierit, pranë zonës së tij të banimit.

Rrethuar nga forcat RENEA, në pamundësi për tu larguar, pasditen e 15 Majit familjaret e dorëzuan në polici. Në videon që vete ata kanë xhiruar nga momenti i dorëzimit, shihet autori i buzëqeshur dhe aspak i penduar për vrasjen e policit 28-vjecar. Sakaq ne kete video dëgjohen familjaret që i urojnë “rrugën e mbarë” dhe kerkojne garanci nga policët që të mos e prekin ne qeli.

Familja Mërnica, me të gjithë pjesëtarët e gjinisë mashkullore, të akuzuar e dënuar për vrasje, nuk vjen për publikun, thjesht si një familje me kronologji ngjarjesh e aktesh kriminale. Por për shumë vite ata janë njohur si militantë të ashpër të opozitës, dhe së fundi pjesë në të ashtuquajtur Struktura e Armatosur për Mbrojtjen e Votës, që u ngrit nga PD në vitin 2021.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/05/2024 01:54

    Gjyqi ketij mund t'i behej po t'a deklaronte veten /te pafajshem/,por perderisa ky e ka pranuar krimin dhe aq me teper nuk eshte as penduar,duhet kaluar menjehere ne fazen e denimit.Nuk ka pse humbet koha dhe parate e taksapaguesve me nje gjyq qe i ka humbur vlera juridike perderisa autori e ka pranuar krimin!

    Përgjigju
  • Populli: 17/05/2024 15:22

    Azgane te marrt me vehte brenda 40 ditve shpirti i atij djali te shkrete qe i morre jeten ne lule te jetes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?