Fanella kuqezi është simboli që ngre peshë zemrat e një populli të tërë, që edhe nëse nuk e preferon futbollin sa të tjerët, tifoja shkon natyrshëm për djemtë që përfaqësojnë një komb. Por si e tillë, ashtu edhe kërkon të respektohet...
Por për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, duket që gjithë sa thamë, të mos qëndrojë. Nuk ndodh shpesh të shohësh një president të federatës që mban veshur fanellën e ekipit dhe e ekspozon atë edhe jashtë stadiumit. Në këtë rast, në videon që Report Tv siguron, Duka është pjesë e një feste me delegacionin e Federatës, për ndeshjen në Bjellorusi. Fanella e kombëtares veshur në trupin e tij, zvarritet në një lokal nate teksa Armand Duka ulet këmbënkryq mes kërcimtareve të muzikës orientale.
Në tryezën e festës është bashkuar edhe politika, ku shihet edhe Enkeleid Alibeaj i PD, vëllai i Presidentit të FSHF, Agron Duka i partisë Agrare, dhe Koço Kokëdhima, ish-deputet i PS.
A është kjo një nëpërkëmbje e dinjitetit të ngjyrave dhe simboleve kombëtare?
Futbollistët kuqezi e shuan mbrëmë në fushën e Uemblit ëndrrën për botëror me një rezultat të rëndë, 5 me 0 nga anglezët, të bërë në pjesën e parë të lojës. Edhe në këto raste të vështira, pikërisht fanella kuqezi na bën të përkrahim djemtë, sepse në fund të fundit përfaqësojnë një komb.
Ky eshte turpi I futbollit shqiptar...nje pijanec ordiner te behet krenar I futbollit shqiptar..purple e faqja e zeze. ..m
PërgjigjuSulltani i perjetshem i FSHF,po shijon argetim sipas rangut.
PërgjigjuHapjen do e kete bere duke kenduar hymnin e flamurit me doren tek hallati.
PërgjigjuTurp
PërgjigjuTamam mafioz immoral. Ku vete nje 70 vjecar ne klub nate me adoleshente. Ka familje ky? Turp. Eshte edhe president I fshs. Largoheni te jet i lire per ne klubet e nates. Te haj 10 gola.
PërgjigjuHumbja e fundit në futboll nuk është serbi asgjë në krahasim që shteti u shitën tek serbi...
PërgjigjuHorate ka kap shqipnin ne dore. Per ta jena sote ne kete gjenje.
PërgjigjuO zot cfar mekati kan ber shqiptaret me keta politikan horra qe kercejn ..o zot te lutem me thuaj...
PërgjigjuZOTI Rrembeni armet biri im edhe une skam cfar te bej....
Pse mos ta djegi Duka. Ndoshta nuk e fitoj ndeshjen por fitoj miljonat.
PërgjigjuKena le per çef.
PërgjigjuO sa mire me qen Shqipetar ohe ohe...
Përgjigju