Sport

I veshur si pilot, legjenda e Formula 1 përcillet mes lotësh për në banesën e fundit

29 Maj 2019, 14:42| Përditesimi: 29 Maj 2019, 14:54

  • Share

I është dhënë sot lamtumira e fundit legjendës së Formula 1, Niki Lauda. Kujtojmë, se austriaku vdiq më 20 maj në moshën 70 vjeçare.

Bashkëshortja e tij Birgit Lauda, 40 vjeç dhe dy djemtë Mathias e Lucas i bënë homazh Laudas në katedralen e Shën Stefanit në Vjenë, duke vendosur kurora me lule në arkivol.

Sipas Reuters, familjarët kanë përmbushur edhe dëshirën e fundit të Niki Lauda, i cili ka kërkuar të përcillet i veshur me tutat e Ferrarit që mbajti veshur kur u shpall kampion bote në Formula 1.

Arkivoli i kampionit të botës ishte zbukuruar me kaskën e kuqe të ish-pilotit të Ferrarit, rrethuar nga 6 qirinj të bardhë dhe trëndafila me dy portrete të mëdha të Laudës.

Përveç familjarëve, qindra tifozë të tij priten në radhë për t'i bërë homazhe ish-kampionit

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?