Historia e Thoma Qirjakos, vogëlushit nga Vodica e Kolonjës që ka mbetur i vetmi fëmijë në fshat preku zemrat e gjithë shqiptarëve kur u transmetua më 29 Mars në Report TV. 8-vjeçari jeton në kushte të vështira ekonomike e sociale, për të kujdesen gjyshërit, pasi nënën e ka sëmurë, ndërsa babai punon çoban në male, larg shtëpisë. Apelit të gjyshit për ndihmë iu përgjigjen menjëherë Fatmir Xhaferi dhe Kujtim Kale.
Dy sipërmarrësit nga qyteti i Tiranës udhëtuan për më shumë se 200 km drejt Vodicës së Kolonjës, për ti dhuruar familjes Qirjako ndihma ushqimore, pajisje elektroshtëpiake dhe tufën me bagëti të imta që gjyshi Thoma Qirjako e kërkoi live në emisionin “Pa Gjurmë”. Për Fatmir Xhaferin rasti ishte tepër prekës ndaj u sensiblizua për të ndihmuar bashkë me mikun e tij Kujtim Kale.
“Po ndiqja kronikën në TV tuaj dhe më erdhi shumë keq për gjendjen e vështirë. Bashkë me një mikun tim vendosëm të blejmë pajisje televizor, frigorifer e pajisje të tjera, ushqime dhe tufën e bagëtive që babai i djalit të vijë të punojë këtu fshat, të rrisë fëmijën dhe të mos jetë argat diku tjetër”, tha biznesmeni.
Gjyshi Thoma Qirjako shprehet shumë mirënjohës për ndihmat dhe gjithashtu falenderon Report TV: “Ju falenderoj ju dhe bamirësve. Jam shumë shumë borxhli”.
I vogli, Thoma Qirjako, që mban emrin e gjyshit të tij është i vetmi fëmijë i fshatit Vodicë, prekur rëndë nga shpopullimi.
Ai mëson i vetëm në shkollën e fshatit, ku s’ka mbetur asnjë fëmijë, ndërsa përpos mësuesit “hero” Kastriot Aliko nevojitet edhe një psikolog për trajtimin e 8-vjeçarit, shërbimin të cilin e ka premtuar spitali i Kolonjës.
Ja mbaroi dhe ky hall. Dy dele 500 pare dhe se fshati eshte shpopulluar nuk ka me problem. Qe ai mësuesi ecte me.orente terea per ate femije, qe ne ate fshat la vdekur shpresa si ne shume fshatra e qytete shqiptare nuk ka problem,të na rroje komandanti pa populli këtë kokë ka, kështu e meritojme
PërgjigjuTe mos e kishit permendur tufen e bagetive,hajdutet gjithe veshe jane e shpresoj te mos ua vjedhin, se keto jane zona te largeta e te izoluara.Tani i takon bashkise Kolonje t'i bleje nje biciklete ose motor mesuesit qe ben 3 ore rruge ne kembe per kete nxenes.
PërgjigjuPo Eljo dhe Ergi binjaket nga Tirana qe dhuruan 2 mij € ja dhate Thomait te vogel
PërgjigjuMe sa di une jane edhe dy cuna binjak Eljo @ Ergi nga Tirana qe kan kontribuar 2 mij € por nuk ju permend Emri !!!!
Përgjigjuketo jan lajme qe duhet te degjihen nje bravo te madhe 2 biznesmeneve qe kan dhurur nje jete me te mir djalit te varfer dhe qe ndihej jetim keshtu duhet te veprojne te gjith miljonerat se me shum jua shton Zoti shpresoj qe te na informoni dhe me vone si do jete jeta e ketij femije me babain ne shtepi
Përgjigju