Edhe djali tjetër i Xherxh (Gjergj) Laçit ka dëshmuar para grupit hetimor për dhunën nga babai i tij. Në dosjen e siguruar nga Report Tv. A.L ka deklaruar se që nga periudha tetor 2021, babai i tyre nuk i lejon më të dalin fare nga shtëpia. Jetojnë në një banesë private pa energji elektrike prej një viti.
I mituri tregon se babai i tij është shumë i dhunshëm ndaj mamasë së tyre, kur ajo i kthehet ai fillon të ushtrojë dhunë fizike ndaj saj në praninë e tyre. Më parë kur kanë qenë më të vegjël I ka dhunuar dhe ata. Djali rrëfen se ai ka qenë i vetmi që herë pas herë që ka dalë nga shtëpia, kur shkonte karikonte fshehurazi një telefon qe I kishin dhënë familjaret.
“Ai ndjehet shume I frikësuar, pasi babai sillej rrotull neper shtëpi duke mbajtur thika varur ne brez. Ai ushtronte fenë myslimane se fundmi dhe shkonte ne xhami prej 4 muajsh. Ai nuk i lejonte te dilnin fare nga shtëpia "sepse ai e di me mire sepse ai ka fituar". Gjendja e tij psikologjike është tepër e renduar dhe ëndrra e tij është t*'i kthehet një jetese normale si bashkëmoshatare e tij, te shkoje ne shkolle, te beje një kurs futbolli”, thuhet në dosje.
Lajmi kryesor:
Dëshmitë/ Ngujoi për 6 vite familjen, ekstremisti Gjergj Laçi: I ruaja nga e keqja! I biri: Na thoshte se 'duan t'ju vrasin', mamanë e rrihte
K.T.//ReportTv.al