VIDEO/ Ku është burrëria kur ti vret një grua? I vetëm me pankartë në dorë, 46-vjeçari protestë në Fier

2 Mars 2023, 10:08| Përditesimi: 2 Mars 2023, 10:55

  • Share

Vrasja e trefishtë  e grave ditën e djeshme në Tiranë që tronditi mbarë opinionin publik sjellë dhe reagimin dhe indinjatën e 46- vjecarit, Edmond Hoxha në Fier. I vetëm dhe me një pankartë në dorë , babai i një djali 20-vjeçar ka dalë në qendër të Fierit në forme proteste për këtë krim makabër.

“Ku është burrëria kur ti vret një vajzë, motër , nënë”,  shkruhet në pankartë ndërsa me lot në sy Edmondi tregon se vrasjet e grave janë jo vetëm dështim i shoqërisë , por edhe i një sërë mekanizmave që nuk kanë funksionuar në shtet.

Nuk është hera e parë që 46- vjecari Hoxha proteston i vetëm për kauza të ndjeshme teksa për ngjarjen në fjale shpreh keqardhjen që nuk i janë bashkuar dhe qytetarë të tjerë e vecanërisht gratë.

F.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/03/2023 00:43

    Megjithese e vleresoj reagimin e zoterise,prape e kam problem filozofine ne emer te se ciles proteston ky zoteria.Ne vend te asaj c'ka ka shkruar,duhet te kishte shkruar /Ku eshte burreria kur vret?/,sepse mesazhi qe duket sikur jep indirekt eshte, se nuk ka problem te vrasesh dike,mjafton qe te mos jete femer,se atehere nuk je burre,por ama po vrave nje mashkull dhe jo //seksin e dobet//,atehere po,eshte burreri!!!

    Përgjigju
  • Pepe: 02/03/2023 15:51

    Po tamam,të gjitha Gratë me në krye Rajmonda Bulku duhet të ishin para Gjykatës në Protestë!

    Përgjigju
  • Alb: 02/03/2023 14:53

    Eshte e frikshme te kish ndodh ne vend tjeter do ishte ber nami ngjarje qe tregoi se gjykatat jan me krimin grat,vriten si pula dhe policia e pa afte te mbroj qytetaret dhe te reagoj ne koh as vipat spaten reagim kandahar komplet.

    Përgjigju
  • Or tej: 02/03/2023 14:15

    Perbig brotheri do kishin dale me shume or tej

    Përgjigju
  • adi: 02/03/2023 13:13

    Bravo !

    Përgjigju
  • Xxxxxx: 02/03/2023 11:47

    Bravo vlla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?