MAMURRAS- Një sasi lëndë plasëse i është vendosur ish-magazinave të grumbullimit në Mamurras, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, mes 5 - 6 korrikut në lagjen “Drita”. Persona ende të paidentifikuar vendosën një sasi lëndë eksplozivi (amonit malor) e cila ishte futur në një bidon plastik pranë godinës në pronësi të shtetasit Spahi Jahja nga Laçi. Jahja e kishte kthyer objektin në biznes dhe e përdorte si kantinë vere.
Lënda plasëse është konstatuar nga roja i objektit prapa godinës së kantinës. Bëhet fjalë për një lëndë plasëse artizanale, bidon amonit malor i përzier me naftë, teksa roja ka konstatuar dhe një kapsollë detonatorë me një fitil të pandezur.
Nga shërbimet e specializuara xheniere, u bë heqja dhe largimi i lëndëve plasëse.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Policia jep informacion lidhur me eksplozivin e ndodhur në pjesën e pasme të godinës që dikur ka qenë magazinë grumbullimi në Mamurras.
“Në lagjen "Drita", në Mamurras, në pjesën e pasme të godinës së një biznesi privat në pronësi të shtetasit S. J., 57 vjeç, banues në Laç, është konstatuar një sasi e vogël lënde plasëse artizanale (amonit malor), e futur në një bidon plastik, si dhe në një distancë më tutje, është konstatuar edhe një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, e paplasur“ informoi policia e Lezhës
Nga shërbimet e specializuara xheniere, u bë heqja dhe largimi i lëndëve plasëse.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.