Kronikë

I vihet flaka bujtinës në Theth, pronari: Dëmi 3 mln euro! S'kam konflikte me askënd, policia t'i kap këto talebanë! Beqaj: Akt kriminal

27 Mars 2021, 17:24| Përditesimi: 27 Mars 2021, 22:01

  • Share

THETH- Bujtinës “Buni i Bajraktarit”, në pronësi të Gëzim Olaj i është vënë flaka. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ngjatë mbrëmjes së djeshme, e ndërsa nuk dihen ende shkaqet, por nuk përjashtohet që të jetë i qëllimshëm për shkak të konkurrencës.

Olaj është shprehur se dëmi është i madh dhe kap shifrën e 3 mln euro, por pavarësisht kësaj nuk do të ndalet, por do të kthehet më i fortë. Sipas tij, autorët kishin shfrytëzuar faktin që nuk ka pasur roje prej janarit, duke i bërë thirrje policisë që “t’i kapë këta taleban’. Olaj, një emigrant i ardhur nga Londra, nuk di të drejtor gishtin te dikush si fajtor, pasi shprehet se nuk ka konflikte me askënd dhe se të gjithë bujtinën e ka në pronën e tij.  Siç shihet në fotot e sjella nga Report Tv, është djegur lokali, shtëpizat si edhe godinat që ishin në ndërtim e sipër.

Lidhur me këtë, ka pasur edhe një reagim nga drejtuesi politik i qarkut, Ilir Beqaj. Akt kriminal e ka quajtur ai, teksa i ka bërë thirrje autoriteteve që të nisin hetimet.

Jam i shokuar nga lajmi për ngjarjen kriminale të djegies së kompleksit turistik “Buni i Bajraktarit” në Qafë Thore. Gëzim Ola po investon aty kursimet e 20 viteve në emigracion. Me mund dhe djersë po ndërton një mrekulli. Tani që rruga automobilistike po shkon në Theth, tani që investimet private po lulëzojnë, ky është një veprim fyes jo vetëm ndaj Gëzimit, por për krejt Dukagjinin. Dënoj me forcë këtë akt kriminal të pashoq dhe ju bëj apel strukturave të policisë t’i shkojnë hetimeve deri në fund në zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Me mëndje e zemër jam me Gëzimin dhe familjarët e tij. Kurajo dhe forcë!”, nënvizon Beqaj.

Ora 21:34
Iu vu flaka bujtinës në Theth, pronari: Dëmi 3 mln euro! Policia t’i kapë këto talebanë! Do kthehem më i fortë

 

Gëzim Olaj, pronari i bujtinës “Buni i Bajraktarit” që iu vu flaka tha se dëmi është 3 mln euro, por kjo nuk do e ndal! Ai tha se nuk ka konflikte me askënd.

“Isha duke shkuar në Tiranë kur më marrin në celular hajde se i është vënë flaka gjithë bujtinave, u trondita, po po mundohemi që të mbledh veten dhe që ta di se ca ka ndodh me heq këto taleban nga zona se unë nuk kam asnjë problem me askënd, kam ardhur nga Londra, investimi, dëmi që më është bërë është 3 mln euro, po prap do ta rindërtojë dhe do ta bëj më mirë se ka qenë se janë në pronat e mia, nuk kam pasur asnjë konflikt me askënd për pronën, është pronë e Bajraktarit të Bogës. Kam pasur një roje deri nga janari, pastaj e kam tërhequr prej kushteve të borës dhe kanë shfrytëzuar rastin”, u shpreh Olaj.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • MOS: 28/03/2021 23:53

    mor Shkja a qa je Ti qe ke ven dore te Gezim Olaj por ta dish qe ke gjujt Zotin direkt. Turp e faqja zeze, Po ku ke njeri ma te mire e Bujar

    Përgjigju
  • Londra: 28/03/2021 17:05

    Te mblidhemi te gjithe nga Londra qe e njohim Gezim Olaj’s. nga sa do pak lek, te gjithe e behemi bashk nga £100 minimumi e ta ndihmojm e tja bojm ma te bukur e ma te forte e tja lartojm nderet qe i ka bo komunitetit ne Londer plus gjithe ate investim qe kontriboj ne memedhe e duke ndihmuar ne vend te vet dhe ne Turizem duke e bere ate vend shume atraktiv. Per pjesen tjeter jam pa fjale. E pa besueshme dhe shume e dhimbshme. Zoti qoft deshmitar nga dyja Anet

    Përgjigju
  • Martina: 28/03/2021 11:06

    E ka then shume drejt at ZEF PELLUMBI ne na vjen e keqja prej vedit se nuk e duem njani tjetrin me vjen keq ne shpirte per kete dem qe te kane bere por mundi jot nuk do humbi forca e kurajo

    Përgjigju
  • Kujtm: 28/03/2021 08:48

    PERSHENDETJE jam tash 23 vite ne London e kush nuk e njef GZIM OLAJ nje djal BAJRAKTARI me tradita qe ka ber ndera dhe rrespekte te pa fund.. Ato taliban te pa bes qe kan ber ate poshtersi maskarallek mbi djersen dhe vujtejet e kurbetqarit do merrin pergjigje nga ZOTI MALL tragjedi e rrezik pacin brez mas brezi...... Kush e njef GEZIM OLAJ Me karakter burri eshte i bindur se do ngrihet edhe ma i fort.... RESPECTE KUJTIM GASHI

    Përgjigju
  • KUJTIM: 28/03/2021 08:08

    PERSHENDETJE jetoj ne London tash 23 vite dhe e njof Gezim Olen, e kush nuk e njef nje djal fisnik qe i ka ba ndera dhe rrespekte te gjitheve taman djal bajraktari me tradita. Te gjitheve na vjen habi!!si ka mundesi te ja djegin djersen dhe mundin nje kurbetqarit dhe nje BURRI si GEZIM OLA...ZOTI I MALL SHEF Dhe atyre talibanev qe kan ber at maskarallek ate poshtersi pabesi do ja kthej me djegeje dhe me tragjedi te medhaja. Por GEZIM OLA ka ra ne gjunj per momentin Por kush e njef eshte i sigurt qe AI djal Bajraktari me karakter Burri do ngrihet ma i fort..... RESPECTE KUJTIM GASHI

    Përgjigju
  • Gezim Olaj: 28/03/2021 01:36

    Nuk dorezohet me sa e njoh Une. Por kte pa besi nuk e meriton. E njoh kohe e ska me burre fisnik e bujar. E pa besueshme! Ju shoft rraca e mos ju ndafte flaka as ne ferr zjarrevendesit. Mire e tha, Taliban se smund te jen Malesor apo Shqipetar.

    Përgjigju
  • Iris: 28/03/2021 00:45

    Kushdo qe e ka bere,duhet te jete banor i zones,qe banon afer dhe nuk ka shkuar shume larg.Eshte e veshtire te ecesh ne ate debore,jo me t'a cash.Bujtina,po te mos thoshit ju,nuk kuptohet pothuajse fare ku eshte,per shkak te trashesise se bores.Duhet te kene mbetur gjurme ne debore.S.d.q. eshte akt i shemtuar.Shpresoj qe ky zoteria te jete i siguruar,dhe do te doja, te degjoja komentet per ngjarjen,nga politikanet qe duan te kthejne shqiptaret ne atdhe dhe te terheqin investimet e emigranteve dhe te huajve!!C'fare garanti japin politikanet qe //mireseardhje// te tilla te mos perseriten dhe te mos ndikojne ne klimen e biznesit ne vend ?

    Përgjigju
  • ymeri: 28/03/2021 00:33

    TURIZMI ESHTE E ARDHMJA E VERIUT DHE E SHQIPERISE,,,MOS U BENI XHELOZ O NJEREZ ,,,SE KA LEKE TJETRI DHE BEN NJE BUJTINE,,,,DUHET TI MIREPRISNI KETO INVESTIME,,,SE JU BANORET QE JENI PERRETH MUND TE PUNESOHENI ATY...

    Përgjigju
  • Ilir: 28/03/2021 00:04

    Me vjen keq ta them, por ata kafshe qe kryejne keto veprime... Te varen prej gjuhe e kane pak.

    Përgjigju
  • Zen: 27/03/2021 22:17

    Dolen cubat nga shpellat

    Përgjigju
  • Shkodra: 27/03/2021 22:07

    Gjynah ! Mos baft hajr tan jeten kush e ka djeg ate bukuri

    Përgjigju
  • Scutari: 27/03/2021 20:32

    Dukagjinasit jane gjak i kulluar shqiptar!! Vetem vrasje, gjakmarrje, grabitje, kanabis!! Tash po i shtojme edhe djegjet e pronave, nje shkalle me lart!

    Përgjigju
  • Rrace e keqe: 27/03/2021 19:49

    Njerez me te poshter nuk ka Qe ne kohen e enverit... Po ishalla e vuajne ne ditet ne vazhdim, Dhe behen pishman kur te dalin me minus..

    Përgjigju
  • frarci: 27/03/2021 17:53

    E turpshme dhe kriminale, ishte nje kompleks shume i bukur dhe ne nje vend fantastik si per vere dhe dimer. Do Zoti keta kriminela qe e dogjen te kapen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?