Foto ilustruese

Kronikë

I vihet flaka makinës në Durrës, shoqërohen disa persona të dyshuar

15 Qershor 2021, 07:34| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 07:35

  • Share

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në Durrës.

Policia njofton se në lagjen nr.8 Durrës, ka rënë zjarr në mjetin tip "Volkswagen", në pronësi të shtetasit M. T., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Sakaq janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe vijon puna për administrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?