I vihet flaka makinës së kryeplakut të Vermoshit në Malësi të Madhe, Prek Vata: I kishin hedhur benzinë

11 Prill 2022, 10:55| Përditesimi: 11 Prill 2022, 11:41

  • Share

Makinës së kryeplakut të Vermoshit në Malësi të Madhe, Prek Vata, i është vënë flaka. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së të dielës, në qendër të fshatit. Makina tip "Fuoristradë" është shkrumbuar plotësisht nga flakët e zjarrit.

Vetë kryeplaku Vata, rreth 70-vjeç, thotë se djegia e mjetit ka qenë e qëllimshme. Kjo pasi, sipas tij, autori i kësaj ngjarje ka thyer fillimisht xhamat e makinës dhe më pas ka hedhur benzinë në automjet. Vetë Vata është lajmëruar nga të afërm për këtë ngjarje.

Ndërkohë, specialistët e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve të kësaj ngjarje.

1649667476_50af37ac9eab4d0c8b8bc52e18f9a3cf.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?