SHKODËR- Një sasi lënde plasëse është vendosur gjatë natës në portën e banesës së 52-vjeçarit Sokol Shpendi. Nga shpërthimi që ndodh rreth orës 03:43 pati vetëm dëme në një cep të portës së jashtme të banesës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Tomë Kola’ në Shkodër, ndërsa policia njofton se po punon për të identifikuar dhe për të kapur autorin.
Sokol Shpendi mësohet se në dëshminë e tij për policinë ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk e ka të qartë se kush mund të jenë autorët që vendosën lëndën plasëse ndërsa ka kërkuar që të zbardhet e plotë kjo ngjarje. Sokol Shpendi rezulton edhe pronar i një hoteli po në Shkodër. Ende nuk dihen motivet e këtij shpërthimi.
Policia ka sekuestruar kamerat e zonës për të zbardhur më shumë detaje për këtë ngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Sokol Shpendi
Pronari i banesës ku u vu lënda plasëse në Shkodër ka dëshmuar në polici. Ai thotë se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autorët.
“Nuk kam konflikte me askënd. Nuk kam dijeni se kush mund te jene autorët- ka deklaruar 52 vjeçari.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë
Gjobevenie ndoshta?!
Përgjigju