Paralajmërim apo tentativë e dështuar vrasjeje natën e vitit të ri? I vihet për herë të dytë tritoli shtëpisë së Altin Lamçes në Lushnje! Shpëtojnë 5 anëtarët e familjes

31 Dhjetor 2022, 19:19| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 19:45

  • Share

LUSHNJË- Nata e ndërrimit e të viteve nuk do të harrohet lehtë për familjen e  Altin Lamçes, kjo jo për shkak të atmosferës festive, por sepse sot i është vënë për herë të dytë tritol në banesë. Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndonëse në ato momente kanë qenë 5 anëtarët e familjes në shtëpi. Tritoli ishte vendosur në banesën e vjehrrës së tij, Resmije Turku, aty ku Altin Lamçe jeton së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët.

Kjo nuk është hera e parë që i vihet tritoli në banesë familjes Lamçe. Hera e parë ka qenë vetëm 2 muaj më parë, në 1 nëntor 2022, ku iu vu tritoli në oborr ku pati dëmtime makina e parkuar dhe u thyen xamat e shtëpisë. Lamçe ka 2 vëllezër në Angli, njëri prej të cilëve me precedent penal dhe kjo është një nga pistat kryesore ku po heton grupi hetimor.

"Rreth orës 18:30, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme  materiale në dy automjetet e parkuara. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Nuk dihet se kush janë autorët, e ndërsa Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nëse ishte një paralajmërim, një tentativë e dështuar vrasjeje apo motive të tjera që ende nuk dihen. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?