TIRANË- Makina tip ‘Audi Q7’ në pronësi të Artan Lleshit është shpërthyer me lëndë eksploziv. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në bulevardin ‘Nënë Tereza’ në Kamëz, kur mjeti ishte i parkuar. Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm për dëme materiale, ndërsa veç makinës së parkuar, janë dëmtuar edhe xhamat e jashtëm të një dyqani aty pranë.
Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, bëjnë me dije se Artan Lleshi, me origjinë nga Fani i Mirditës, jeton jashtë vendit, kryesisht në Angli dhe dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e veprimtarisë së tij në Angli dhe konflikteve për mashtrim me shtetas shqiptare. 38-vjeçari dyshohet se ai është përzier në grupe kriminale.
Të njëjtat burime thonë se në makinën Audi Q7 me ngjyrë të zezë është vendosur një sasi prej rreth 50g lëndë plasëse. Në pyetje është marrë pronari i mjetit, Artan Lleshi, i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk dyshon tek asnjeri. Por deklarata e tij nuk është bindëse për hetuesit, të cilët kanë dyshime për përfshirje të tij në konflikte në Angli, si pjesë e grupeve kriminale atje. Lleshi banon në anën tjetër të pallatit dhe makinën kryesisht e parkonte në vendin ku u hodh në erë.
Në një prononcim për Report Tv, Lleshi dyshon se tritoli mund të jetë vendosur edhe për hakmarrje. Kjo pasi sipas 38-vjeçarit xhaxhai i tij Mark Lleshi ka kryer një vrasje në vitin 2000.
‘Xhaxhai im ka kryer një vrasje në vitin 2000. Kjo është e vetmja ngjarje për të cilën dyshoj se mund të lidhet me vendosjen e tritolit në mjetin tim. Unë nuk dyshoj tek askush tjetër. Vetë personalisht nuk kam asnjë konflikt.’- ka thënë ai.
Kamerat e sigurisë nuk kanë pasur fushëpamje të drejtpërdrejtë mbi ngjarjen dhe nuk e kanë fokusuar momentin kur i është vendosur tritoli makinës. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate. Shpërthimi ka qenë aq i fortë, sa është dëgjuar në një distancë shumë të largët.
Artan Lleshi, i kontaktuar përmes celularit nga Report Tv ka deklaruar se xhaxhai i tij ka kryer një vrasje në vitin 2000.
‘Kjo është e vetmja ngjarje për të cilën dyshoj se mund të lidhet me vendosjen e tritolit në mjetin tim. Unë nuk dyshoj tek askush tjetër. Vetë personalisht nuk kam asnjë konflikt.’- ka thënë ai.
Report TV ka siguruar foton e Artan Lleshit, të cilit iu vu tritol në makinën e tij luksoze Audi Q7.
Artan Lleshi
Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, bëjnë me dije se Artan Lleshi jeton jashtë vendit, kryesisht në Angli.
Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e veprimtarisë së tij në Angli dhe konflikteve për mashtrim me shtetas shqiptare. Dyshohet se është përzier në grupe kriminale.
Report Tv mëson se Artan Leshi është pronari i makinës Audi Q7 të cilës ju vendos tritol pak pas mesnate në Kamëz.
Un mendoj se ne kete rast fajin e ka Saliu kurse tritolin e ka vene Rama per inat te Saliut.
PërgjigjuE di policia qe vendosja e nje tritoli ne nje biznes apo makine eshte akt qe terrorizon popullaten, qe demotivon investimet, qe mban te ndezur ndjenjen e panikut dhe te pasigurise ? Kur ta kuptoje do na kete mbire bari nese nuk kemi mundesi te shkojme ne nje vend tjeter. Keto u bene te perditeshme tashme dhe MJAFT eshte MJAFT . Duam siguri dhe policia mos mburret se sa gjoba u ka vene makinave qe parkohen ne shkelje te tabelave.
Përgjigju