U vihet zjarri mbeturinave në një fshat të Fushë-Krujës, përhapet duke rrezikuar banesat

3 Korrik 2020, 17:15| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 17:31

  • Share

Disa persona të papërgjegjshëm i kanë vënë zjarrin një grumbulli mbeturinash në përroin e fshatit Halil të Fushë-Krujës, por flakët janë përhapur duke rrezikuar edhe banesat përreth.

Sipas zjarrfikësve të Krujës përhapja e zjarrit është favorizuar nga era e fortë dhe shkurret e ndodhura afër përroit. Zjarrfikësja e Krujës ndodhet në vendngjarje dhe po mundohet të lokalizojë e të shuajë flakët.

Zjarrvënie të tilla janë bërë modë në rrethin e Krujës dhe pavarësisht se piromania dënohet me ligj, asnjë person nuk është proceduar penalisht për këto zjarrvënie të cilat përpos rrezikut që shkaktojnë kanë edhe një kosto të konsiderueshme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?