22 biçikletat e vjedhura një javë më parë në Francë të ekipit italian të çiklizmit janë gjendur në Rumani. Lajmin e ka bërë të ditur policia rumune, e cila ka deklaruar se gjatë një operacioni antidrogë janë arrestuar edhe 20 persona.
Biçikletat u vodhën teksa ishin në një furgon të parkuar pranë një hoteli ku qëndronte kombëtarja e Italisë. Ato kapin një vlerë prej 600 mijë eurosh.
“Kemi arritur të shkatërrojnë një organizatë mafioze, e cila grabiste në vendet e BE dhe më pas shiste objektet e vjedhura në vende të ndryshme të Europës. Policia arriti të kapte në flagrancë personat të cilët po tentonin të shisnin 22 biçikletat e vjedhura në Francë”, ka bërë të ditur me anë të një njoftimi policia rumune.