Foto ilustruese

I vodhën 23-vjeçarit paratë, celularin dhe biçikletën duke e kërcënuar me armë, arrestohen 2 persona në Tiranë! Në kërkim 2 bashkëpunuesit

9 Gusht 2022, 12:12| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 12:17

  • Share

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë pasi kanë vjedhur një 23-vjeçar duke e kërcënuar me armë, ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorë të tyre.

Dy të arrestuarit, duke kërcënuar me armë i vodhën 1450 euro, celularin dhe biçikletën  23-vjeçarit K.Z..

Të arrestuarit janë R. Th., 23 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për vjedhje me dhunë në bashkëpunim, dhe S. O., 19 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për vjedhje me dhunër në bashkëpunim, për mbajtje pa leje e prodhim armësh, për prodhim dhe shitje droge. Policia vuri në dukje se në të shkuarën, S.O. ka shkelur masën arrest shtëpie.

Gjatë kontrollit të 19-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë, një shumë parash dhe një sasi kanabisi.

Në kërkim janë shpallur M. F., 23 vjeç, dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?