Fshati Petrelë në Tiranë dhe përpunim i ullirit

I vodhën 500 litra vaj ulliri/ Fermeri troket në polici, 2 muaj hetime asnjë në pranga! Hajduti fshehu gjurmët

26 Gusht 2020, 14:40| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 16:20

  • Share

TIRANË- Vjedhja e 5 kuintal vaj ulliri një fermerit Artan.D në periferi të Tiranës ka vënë në lëvizje forcat e komisariatit 1.

Kallëzimi është bërë nga fermeri më datë 6 korrik 2020 që ka fabrikën në zonën e Petrelës, e kur ka shkuar atë ditë në punë ka konstatuar vjedhjen.

Pas kësaj vjedhjeje janë shoqëruar disa banorë të zonës së Petrelës në polici, por askush prej tyre deri më tani nuk rezulton të ketë lidhje me këtë vjedhje sqaroi policia për Report Tv.

Agjentët kanë dyshime se hajduti pasi kësaj vjedhjeje e ka shitur atë me një çmim të lirë tek restorantet e zonës së Mulletit, Petrelës e Vishnjes të cilët kanë edhe gatime të shumta.

Për ngjarjen hetuesit kanë përdorur dhe teknikën e verifikimit të gjurmëve të gishtave, por ka rezultuar e pasuksesshme pasi dyshohet se në kanatën e pasme të magazinës hajduti ka hyrë me doreza duke u treguar i kujdesshëm.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/08/2020 00:04

    Me vjen keq per kete fermer,jo dhe aq per vjedhjen,se sa per besimin qe ai ka te drejtesia.Drejtesia shqiptare ka liruar peshq me te medhenj qe I kane vjedhur miliona shtetit dhe ky zoteria kujton se do kapin e denojne hajdutin e vajit te tij?!

    Përgjigju
  • Martin ph: 26/08/2020 17:10

    Bravo e paska hapur librin gazetari,e mesoj qe 500 litra nuk bejne gjysem kuintal...falenderim po s,ka,komenti nuk botohet...prape te shkoj ne shkollen e nates se 500 litra nuk jane baraz me 5 kuintal,kane tjeter njesi matese lengjet...

    Përgjigju
  • Jdojsjsj: 26/08/2020 15:55

    Superlajm! Ndonje pule eshte vjedhur keto kohe? Na informoni dhe per kete.

    Përgjigju
    • Tralala: 26/08/2020 16:27

      Haha super lajm ... i madh je

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?