Celulari dhe lekët që iu grabitën qytetares

Kronikë

I vodhën çantën me lekë dhe celularin një gruaje në Kukës, arrestohen dy të rinjtë nga Kosova! Çfarë iu gjet në hotel

5 Qershor 2021, 20:16| Përditesimi: 6 Qershor 2021, 14:28

  • Share

TROPOJË- Një qytetare ka rënë pre e grabitjes ditën e sotme, ku dy persona i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës. Pre e grabitjes ka rënë qytetarja e identifikuar me inicialet S.B., të cilës nga sa mësohet autorët i kishin marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe një celular.

Policia e Tropojës bëri të mundur kapjen e dy autorëve, Visar Madani 21 vjeç dhe Rinesa Raçi 18 vjeçe, banues në Kosovë.

Gjatë kontrollit të dhomës së hotelit, ku ishin akomoduar dy autorët, Policia sekuestroi sendet e vjedhura, një aparat celular dhe një sasi lekësh. Ndërkaq, Policia në dhomën e hotelit ka gjetur 9 fishekë, 4 aparatë celular dhe maska anti-COVID që dyshohen se i kanë patur me vete gjatë kryerjes së vjedhjes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale "Vjedhja me dhunë" kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje e municioneve luftarake". 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?