Dy të rinj në Tiranë kanë vjedhur celularët e dy vajzave të huaja duke i kërcënuar me thikë. Ata janë identifikuar nga policia dhe njëri prej tyre, 16 vjeç, është vënë nën hetim, ndërsa tjetri, 18 vjeç i identifikuar si E.L., është shpallur në kërkim.
Të dy, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, i kanë marrë celularët dy shtetaseve të huaja, duke i kanosur me mjet prerës (thikë), dhe më pas janë larguar me automjet. Ngjarja ndodhi në rrugën "Islam Alla".
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.