I vodhën makinën që u përdor në sulmin drejt Top Channel, flet shqiptari nga Kosova: Isha me pushime, mjetin e mori roja i hotelit në Shëngjin

28 Mars 2023, 13:24| Përditesimi: 28 Mars 2023, 13:26

  • Share

1680000937_0111125cb45b4a7c92d76a748938ecc6.jpg

Ramadan Makolli, shqiptar nga Kosova ka qenë pronar i mjetit ‘Range Rover’ që iu vodh në Lezhë 3 vite më parë dhe u përdor në sulmin ndaj Top Channel. Ai ka folur për ‘Arbëresh’ duke zbuluar se makina iu vodh nga roja i hotelit në Shëngjin, ku kishte shkuar për pushime.

“Range Rover” me të cilin është sulmuar Top Channel, ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë.

“Unë i kam pa lajmet që vetura ka qenë me targa të huaja në momentin kur është gjetur e djegur pas sulmit që ka ndodhë mbrëmë. Ato targa nuk e di kur ia kanë nxjerrë, që po më duket kanë qenë angleze, por, mu kur ma kanë vjedhë veturën para tre vjetëve, targat e saj kanë qenë 01, pra, të Kosovës”, tha Makolli.


Lajmi kryesor:

Dalin pamjet/ Momenti kur u vodh automjeti 'Range Rover' që u përdor në sulmin drejt Top Channel


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?