Tiranë/ Biznesmeni lëviz me 250 mln lekë! Ia vjedhin nga 'Range Rover' sa futet në qendër tregtare! Kapen autorët (VIDEO-Kamerat e sigurisë)

24 Maj 2020, 10:21| Përditesimi: 25 Maj 2020, 11:25

  • Share

TIRANË- Një biznesmen ka rënë pre e vjedhjes, ku autorët i kanë marrë një sasi prej 250 mln lekësh të vjetëra! Këtë shumë të madhe të parave biznesmeni i identifikuar si Flamur Behi e kishte me vete në makinën e tij 'Range Rover', ku autorët të cilët dukeshin që kishin informacione, pasi e kanë vëzhguar për një kohë të gjatë, kanë arritur t'i vjedhin kur ai ishte futur në një qendër tregtare. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet.

Sasia e parave ishte në valuta të ndryshme, pasi burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se 20 milionë lekëve të reja dhe 50 mijë frangave dhe nuk dihen ende se përse ky biznesmen lëvizte me një shumë kaq të madhe parash me vete në makinë. Dy autorët e kësaj grabitjeje janë arrestuar 48 orë më vonë, ku i janë sekuestruar edhe një pjesë e parave. Në pranga ka rënë kanë rënë Donald Hoxha 27 vjeç dhe Gentian Kane 44 vjeç, të cilët duket se gjatë kësaj kohe kanë nxituar të kryejnë blerje, pasi kanë kishin shpenzuar një pjesë të parave. Ato arritën të vidhnin 20 mln lekë të reja dhe 50 mijë franga, e ndërsa iu sekuestruan 17.5 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga, që do të thotë se 2.5 mln lekë i kishin shpenzuar.

Po kush është Flamur Behi? Flamur Behi është pronar i shumë fabrikave dhe bizneseve, ndër të tjera edhe i një fabrike cigaresh. Më saktësisht ai merret me import, eksport, tregtim cigaresh dhe artikujsh të ndryshme. Sakaq Behi rezulton edhe pronar i kompanive të ndërtimit, që mund të përfitoj fonde publike dhe jo publike të objekteve shumë të rëndësishme si rrugëve, urave, tuneleve e veprave të artit. 

Një nga autorët te qendra tregtare 

Ora 16:32
I vodhën 250 mln lekë biznesmenit nga makina, një nga të arrestuarit vëllai i spikeres shqiptare

1590330796_Albania640x480.jpg

Greta Hoxha

Dy të arrestuarit për vjedhjen e 250 milionë lekësh të vjetra nga makina e biznesmenit, Donald Hoxha 27 vjeç dhe Gentian Kane 44 vjeç, janë zbardhur detaje të reja.

27-vjeçari Donald Hoxha është vëllai i spikeres shqiptare Greta Hoxha, ndërsa i arrestuari tjetër 44-vjeçari mendohet të jetë një mik i saj.

Ora 11:07
I grabitën mbi 250 milionë lekë në 'Range-Rover', kush është biznesmeni

1590311390_leket.jpg

Me datë 22 maj në Komunën e Parisit dy persona, Donald Hoxha 27 vjeç dhe Gentian Kane 44 vjeç, i grabitën 200 milionë lekë dhe 50 mijë franga shtetasit F. B në makinën e tij tip 'Range Rover'. Nga burime të Report TV mësohet se 'viktima' në këtë rast është Flamur Behi, pronar i shumë fabrikave dhe bizneseve, ndër të tjera edhe i një fabrike cigaresh.

Më saktësisht ai merret me import, eksport, tregtim cigaresh dhe artikujsh të ndryshme. Sakaq Behi rezulton edhe pronar i kompanive të ndërtimit, që mund të përfitoj fonde publike dhe jo publike të objekteve shumë të rëndësishme si rrugëve, urave, tuneleve e veprave të artit.

Ekstrakti i biznesit në QKR

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Plepi: 25/05/2020 07:17

    Sa keq gjynah, intelelektual tjetri! Hahahaha

    Përgjigju
  • Erjon: 24/05/2020 17:55

    Po me franga ne kete kohe kur svjen njeri nga zvicra cne biznesmeni se me bie pak ere si muhabet...po ne shpi cmund te ket valle po ju be kontroll?

    Përgjigju
  • Justice: 24/05/2020 17:17

    Te gjithe aktoret e perfshire intelektuale

    Përgjigju
  • Pika: 24/05/2020 17:02

    Vetem ne Shqiperi i thone biznesmen dikujt qe eshte marre me prostitucion. OFL ca ben ne kete rast????

    Përgjigju
    • Beso: 24/05/2020 17:04

      Hahahahaha fiks

  • O tej: 24/05/2020 15:31

    Atyne qi i vodhen u lumte dora po pse i kapet ata qyqsre?

    Përgjigju
  • Lon: 24/05/2020 13:32

    Ama biznesmen qeka ky zgjepsi qeka marr e me femra ,llumi i thoshka vetes buznesmen OFL ja te bej punen e vet sa me shpejt me kte felliqsir

    Përgjigju
  • Tiku: 24/05/2020 11:06

    Po ky si i boni lekët?

    Përgjigju
  • ToniCH: 24/05/2020 11:04

    OFL ta sqaroj pak ky robi nga i ka keto 200milion leket ne kete Range Rover!!!! Mos i ka vjell hajduti trafikantit?..... e po i bjen qe policia me nji gure te vrasi dy zogj

    Përgjigju
  • Ermal: 24/05/2020 10:48

    Ndodhi qe ndodhi,hetojeni edhe ket qe kishte 250 mln lek se ku i dihet. Mund tgjeni naj gja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?