Olsi Bibollari

I vodhi 15 mijë euro në banesë mjekut në Tiranë, biznesmenit hajdut lihet në burg: S’i kam vjedhur unë, isha vërdallë nëpër Tiranë

31 Gusht, 11:27| Përditesimi: 31 Gusht, 13:50

  • Share

38- vjeçari Olsi Bibollari, i cili më 25 gusht vodhi 15 mijë euro në banesën e një mjeku të QSUT në Tiranë, i është caktuar masën e arrestit për 30 ditë.

Para trupit gjykues në seancën e caktimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Tiranës, 38- vjeçari, i cili është edhe pronar i një restoranti dhe aksioner në një bar kafe në Tiranë, ka pretenduar se nuk është autor i vjedhjes së 15 mijë eurove.

I pyetur nga gjykata nëse ka një alibi se ku ka qenë në kohën që dyshohet se është kryer grabitja, Bibollari është shprehur se nuk e mbante mend dhe duhej të kujtohej, por deklaroi se ishte nëpër Tiranë.

Prokuroria ka kërkuar masë arresti për 30 ditë, e cila u pranua nga gjykata. Po ashtu, pritet të bëhet akt-ekspertimi për të mbledhur prova të tjera hetimore që do t'i vijnë në ndihmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

38-vjeçari Olsi Bibollari u arrestua më 29 gusht nga policia, pasi një mjek i QSUT me të cilin kishte edhe miqësi i ka dhënë 50 mijë euro borxh autorit të vjedhjes, procedurë që e kanë mbyllur me dokumentacion në noteri.

Por, pasi janë takuar doktori ka harruar çelësinë e apartamentit në makinën e Bibollarit, të cilin ky i fundit e ka marrë dhe ka shkuar në shtëpinë e mjekut, në lagjen 'Komuna e Parisit' e ka hapur dhe ka marrë 15 mijë euro. Denoncimin e ka bërë vetë doktori në polici dhe pasi kanë hapur kamerat dhe provat e tjera është identifikuar se autor i vjedhjes është Olsi Bibollari.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/09/2024 02:31

    Pederisa eshte identifikuar ne kamera,perse e pyesin nese ka alibi ku ka qene?! Nuk e kane perballur hetuesit me imazhet e kamerave?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?