I vodhi 60 mijë lekë pacientit që ndërroi jetë nga COVID, në pranga infermierja e Spitalit Infektiv

26 Janar 2021, 09:16| Përditesimi: 26 Janar 2021, 20:28

  • Share

Pas rastit të sanitares Tire Alldervishi, policia ka arrestuar një infermiere të Spitalit Infektiv e cila i vodhi paratë një pacienti pasi ky i fundit ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit.

Policia ka vendosur në pranga 30-vjeçaren Ronida Hysa e cila banonte në Durrës. Kjo e fundit rezulton se i ka vjedhur një shumë parash në portofolin një pacienti i cili ndërroi jetë si pasojë e COVID-19. Ajo është kapur pas kontrollit të kamerave të sigurisë të spitalit.

Gjithashtu Ronida Hysa ka vjedhur dhe kartën e bankës së pacientit ku më pas tërhoqi një shumë prej 60 mijë lekësh të reja. Kjo ngjarje është denoncuar nga i biri i të ndjerit, 25-vjeçari me iniciale F.D. pranë emisionit investigativ ‘Stop’.

“Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K. D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVID-19. Pas kallëzimit të bërë për këtë ngjarje, nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit” – njofton policia.

Sipas denoncimit të 25-vjeçarit, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020. Djali thotë se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 202 mijë Lekë të vjetra, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankomati ishin tërhequr para me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

Bëhet fjalë për datën 25 Dhjetor, kohë që përkon me ditën kur babai i denoncuesit ishte futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Dy ditë pas këtij veprimi, më 27 Dhjetor babai i tij ndërroi jetë për shkak të Covid-19. Punonjësit e spitalit Covid 2 i kthyen denoncuesit sendet personale të babait.

Ai vuri re se brenda portofolit mungonin 200 mijë Lekë të vjetra, por kishin mbetur vetëm 2 mijë Lekë të vjetra. Edhe karta e bankës së bashku me shënimin për kodin pin mungonte. Djali thotë se ka vënë në dijeni edhe infermieren, me të cilën fliste për shëndetin e të atit, por ajo ka refuzuar ta denoncojë këtë akt.

Ora 16:34
Del fotoja/ Kjo është infermierja që vodhi pacientin me COVID te spitali Infektiv, sot u arrestua

Kjo është Ronida Hysa e cila banonte në Durrës, infermierja e cila i vodhi kuletën dhe paratë në bankë një pacienti me COVID te spitali Infektiv në Tiranë.

1611675732_RonidaHysa.jpg

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/01/2021 00:43

    Po per infermieren me te cilen fliste ky djali ,qe i beri te ditur vjedhjen,por qe ajo s'pranoi ta denonconte,nuk do behet hetim ? A nuk duhet akuzuar per moskallzim krimi ? Kjo do ishte akuza me e lehte se po te hyjme ne hollesi,do te shtohej lista e akuzave.

    Përgjigju
  • Erla: 26/01/2021 23:52

    Njerez kriminel jan mjek me shum se 90% ne shqioeri. pushtetaret qe nga parlamenti dhe deri tek posti me i vogel. nje jane si vete kriminelet qe vrasin . Qe merren me trafiqe njerzore ose droge.

    Përgjigju
  • Marieta: 26/01/2021 20:00

    Mjeket po behen njerezit me te urryer ne kete vend. Zullumi e ka mbuluar Shqiperine. Shtyllat qe mbajne nje shtet jane kalbur:drejtesia, policia dhe shendetesia. Keta njerez te korruptuar nga ky popull kane dalur. Denim i madh nga Zoti.

    Përgjigju
  • Dashnori: 26/01/2021 18:28

    Po te kisha qene i shtruar ne spitalin ku punonte kjo patjeter qe do te kisha rene ne dashuri si yll qenka

    Përgjigju
  • Animas: 26/01/2021 17:21

    Vicidolshko meso shkrim e kendim se qenke analfabet,prandaj te duket Rama si ufo se je mesuar me shpellat dhe shpellaret je larg shume..

    Përgjigju
  • Vicidoli: 26/01/2021 16:50

    Edvin Mafia eshte vrasesi dhe hajduti shqiptarevr. Te cohemi ta shporrim Birisha shprese e se ardhmes.Vjedh dhe te smutet e te dekunit.

    Përgjigju
    • Klea: 26/01/2021 23:33

      Ti marrësh të ligat legen...pyet nënën tënde pse u bëre hajdut

    • Taqi: 26/01/2021 18:38

      Edvinit ti rrush leshte se nuk te meson ai hajdut por ti e ke ne gjak se ske edukate

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?