Kronikë

I vodhi grekut 40 krerë bagëti dhe i solli në Shqipëri, arrestohet çobani

7 Shtator 2021, 11:23| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 11:25

  • Share

Një 44-vjeçar është arrestuar për vjedhjen e 40 krerë bagëti në Greqi dhe i kishte kontrabanduar në Shqipëri. 44-vjeçari I. B., banues në Korçë, u arrestua në vendin e quajtur "Përroi i Selenicës", në Kolonjë, duke transportuar 40 krerë bagëti, të cilat dyshohet se i ka vjedhur në shtetin grek dhe më pas i ka kontrabanduar në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale "Vjedhja" me pasoja të rënda dhe "Kontrabanda me mallra të tjera" kryer në bashkëpunim.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?